Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta një nga emrat e shquar të volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, Viktor Jubani.

Pjesë e një plejade të mirënjohur të këtij sporti në vitet ’60-’70 ai ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e këtij sporti krahas emrave të tjerë të njohur të ekipit të Vllaznisë.

Por sonte në moshën 75 vjeçare ai na ka lënë lamtumirën. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe po ashtu edhe komunitetit të volejbollit, për humbjen e një pjestari të denjë të saj.
© shkodrasport.com