Kukësi është një skuadër që për fat të keq pëson shumë dhe shënon pak. Jo më kot mbajnë edhe vendin e parafundit në klasifikim, për shkak të rezultateve negative të marra në këto 12 javë.

Në fakt, problemin e golave e ka vënë në dukje më herët edhe vetë trajneri Dobi, sidomos atyre që pësohen nga goditjet e ndaluara, me skuadrën që është e papërqendruar në situata të tilla loje.

Një gol i kësaj natyre u pësua edhe në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, teksa verilindorët vetëmnë fund me anë të një autogoli arritën të dilnin të paktën me një pikë.

GODITJET

“Panorama Sport” u bën edhe një skaner golave me goditje të ndaluara në këto 12 javë dhe sipas të dhënave del që në një nga dy ndeshje Kukësi pëson nga goditje të ndaluara. Gola, të cilat po e mundojnë jo pak skuadrën e bluve, që shpeshherë ka dalë e mundur nga fusha për shkak të këtyre rrjetave, të cilave nuk po ua gjen dot zgjidhjen për t’i eliminuar.

Në total gjatë këtyre 12 javëve kampionat, blutë ekanë nxjerrë topin nga rrjeta plot gjashtë herë nga goditjet standarde të kundërshtarëve. Vetëm një e kanë pësuar me 11-metërsh, golin e fundit ndaj Tiranës nga Limaj.

Pesë rrjetat e tjera kanëardhur kryesisht nga goditjet ekëndit, e cila duket se është pika më e dobët e ekipit të Dobit.

Nga ana tjetër, mungon efikasiteti në sulm për sa u përket golave tëshënuar nga goditjet e ndaluara, sepse vetëm në dy raste ia kanë dalë që ta zgjidhin ndeshjen në këtë mënyrë.

Dobi dhe Kukësi ekanë të qartë për një nga pikate tyre të dobëta, që do të mundohen këtë periudhë pushimi të punojnë më shumë edhe në këtë aspekt, në mënyrë që të mos pësojnë më gola të kësaj natyre.

MBROJTJA

Në përgjithësi, Kukësi ka pësuar shumë gola këtë sezon, plot 14 në 12 javë, pak më shumë se një gol për ndeshje, çka tregon se kanë pasur jo pak probleme në këtë repart. Kjo do të thotë se Dobi do të punojë këtë periudhë me skuadrën jo vetëm sa u përket goditjeve të ndaluara, por edhe golave të pësuar në tërësi, sepse janë mbrojtja e dytë më e dobët e kampionatit, pas Teutës së vendit të fundit.