Pavaresisht rasteve te krijuara, sidomos nga Vllaznia, pjesa e pare e ndeshjes ne mes Dinamos dhe Vllaznise qe po luhet ne “Elbasan Arena” eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Duhet thene se shkodranet ne kete pjese kane patur edhe dy pretendime per 11-metersh. Fillimisht per nje pengim te Gurishtes brenda zones dhe me pas per prekje te topit me dore brenda zone nga Imami. Megjithate ne asnjerin moment, arbitrat nuk kane qene te ketij mendimi.

Dinamo – Vllaznia 0-0

’45+1 Mbyllet pjesa e pare

’45 Jonuzi me nje gjuajtje jashte zone dhe topi kalon ngjitur me traversen

42’ Tjetër pretendim për penallti i shkodranëve. Da Silva në të djathtë harkon në qendër, Imami prek topin me dorë dhe më pas largon mbrojtja. Gjyqtari përsëri ia lë gjithçka në dorë VAR-it nga i cili nuk vjen kërkesa për të rishikuar pamjet dhe vazhdon lojën.

38’ Pas një harkimi në zonë, Adili nga e majta tenton fluturimthi portën me Imamin i cili devijon topin në këndore.

38’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Gurishta në të djathtë ku mbrojtësi rrëzohet në zonë pas një kontakti me Mijën. Protesta të shkodranëve që kërkojnë penallti. Lata pret udhëzimin nga VAR e më vonë bën shenjë që loja të vazhdojë.

30-Rast i pastër për Vllazninë, Aralica nxjerr përballë portierit Da Silvan, shmang golin Simoni.

25′ – Rimal Haxhiu shfaqet sërish në zonën e Vllaznisë, godet drejt portës, por ndërhyn në pozicion Zogovic.

15′ – E pavëmendshme mbrojtja e Dinamos, përfiton Aralica, por devijon në shtyllën e parë Simoni.

13′ – Shumë mbi tra goditja e Da Silvas nga distanca.

7′ – Del rrezikshëm përpara Dinamo, Haxhiu provon prirët me portën, pa shënjestrën e duhur.

1′ – Nis takimi në “Elbasan Arena”

Formacionet:

Dinamo: Simoni, Malikiji, Mija, Imami, Prodani, Fejzulla, Sidibe, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Reginado.
Trajner: Rodolfo Vanoli.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Hoxhaj, Aralica.
Trajner: Elvis Plori.