Një tjetër president i futbollit italian ka probleme me drejtësinë. Këtë herë në pranga ka përfunduar Luca Gallo.

Kreu i Reggina është ndaluar nga Guardia di Finanza ditën e sotme, pasi Gjykata e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti.

Gallo akuzohet për autoriciklim dhe mospagim të TVSH, ndërkohë që janë bërë shumë sekuestrime gjatë këtij operacioni të Guarda di Finanza.