Eshte mbyllur me avantazhin 1-0 ne favor te Teutes ndeshja qe po luhet aktualisht ne stadiumin “Loro Boriçi” perballe Vllaznise vendase. Nje gol i Kallakut me 11-metersh ne minuten e 15-te u ka mjaftuar durrsakeve per te qene ne avantazh ne fund te ketyre 45 minutave.

Ka qene nje gabim i Zogajt ne mbajtjen e topit ne hyrje te zones, nga i cili ka perfituar Hebaj i cili eshte penguar dhe arbitri Kola ka treguar piken e bardhe. Ka qene Kallaku qe e ka derguar topin ne rrjete.

Me pas, Vllaznia eshte perpjekur per te barazuar dhe ne 2-3 momente ka qene shume prane, por Zogaj dy here dhe Malota nuk jane treguar te sakte dhe kesisoj nuk kane arritur dot ta dergojne topin ne rrjete.

VLLAZNIA- TEUTA 0-1

Shenues: Kallaku ’15 (11-m)

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Shtubina, Kruja, Gurishta, Krymi, Sidorenko, Lika, Zogaj. Trajner: Hysen Dedja

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, E. Vila, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku, Hebaj. Trajner: Edi Martini