Me fitoren 1-0 per Vllaznine eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Laçit, ndeshje kjo qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte e vlefshme per javen e pare te kategorise superiore. Goli i brazilianit Hygor ne minuten e fundit te kesaj pjese i ka dhene avantazhin kuqeblu.
Takimi ka nisur me ceremonin e shkelmimit te topit te pare te kampionatit, qe e ka bere ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Çlirim Basha.
15 minutat e para të ndeshjes janë shumë të mira për Vllazninë e cila e nis në sulm dhe krijon 2-3 momente të rrezikshme me anë të Shtubinës, Zogajt dhe Krujës.
Megjithatë Laçi mundohet të mbrohet mirë dhe të kundërsulmojë me anë të Naëabueze. Me kalimin e minutave loja normalizohet edhe sepse presioni i kuqebluve bie disi.
Por ne minutat e fundit te kesaj pjese, Vllaznia eshte serish ne sulm. Ne ’42 Kruja gjuan tokazi dhe Stazhilla me shume veshtiresi e devijon topin ne goditje kendi. Me pas provon edhe Lika por perseri portieri kundershtar eshte ne pozicion.
Ne minuten e fundit nderkohe, pas nje goditje kendi, topi shkon jashte zone tek Hygor qe gjuan dhe ai perfundon ne rrjete, 1-0.
Vllaznia- Laçi 1-0
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Krymi, Hygor, Shtubina, Lika, Kruja, Zogaj. Tr: M. Jonuz.
Laçi: Stajila, Gjoni, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Xhixha, Zaimi, Naëabueze. Tr: S. Starova
Shenues: Hygor 45′
Arbitra: A. Koçi, F. Lame, H. Isaku (Durrës)