Ndeshja e parë e kampionatit, ajo në mes Vllaznisë dhe Laçit është shoqëruar edhe me një ceremoni shumë interesante në fillimin e saj.

Bëhet fjalë për ceremoninë tradicionale të shkelmimit të topit të parë të kampionatit e cila është organizuar sërish nga klubi shkodran.

Këtë herë një gjë të tillë e ka kryer ish- mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare në vitet ’90, Çlirim Basha.

Ai jeton prej vitesh në Gjermani megjithatë dje ka qenë i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, madje i shoqëruar edhe nga i ati, edhe ky një ish- futbollist i Vllaznisë, Xhevdet Basha.

Momenti i shkelmimit të topit por edhe më pas përshëndetja me tifozët, ka bërë që ai të marrë shumë duartrokitje prej tyre dhe kjo padyshim që e ka bërë të ndihet mirë atë. Njekohesisht ka marre edhe urimin e tifozeve: “Paç kemben e mbare Çlirim Basha”!
www.shkodrasport.com