Janë mbyllur 45 minutat e para të pjesës së parë të ndeshjes në mes Burrelit dhe Vllaznisë B.

Ndeshje kjo që po luhet në Pezë- Helmes të kryeqytetit. Asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur të shënojë dhe për rrjedhojë, kjo pjesë është mbyllur në barazim 0-0.

Futbollistët shkodranë përveçse i kanë kushtuar rëndësi mbrojtjes, kanë tentuar të godasin herëpashere edhe portën e kundërshtarit.

Ndërkohë, janë ndëshkuar me kartona të verdhë dy futbollistë të saj, Balaj e Djepaxhia.

45 minutat e dyta pritet të jenë sërish të luftuara dhe kuqeblutë padyshim që do të luajnë për fitore.
© shkodrasport.com