Është mbyllur rrugëtimi i Vllaznisë së fermave në Ligën e Kampioneve, të cilat janë eliminuar në raundin e dytë nga skuadra bjelloruse e Minsk.

Bjelloruset ishin më të saktë në rastet që iu dhanë, dhe ia dolën të shënojnë dy herë, për të marrë fitoren, ndonëse gjatë pjesës së dytë ishin me 10 futbolliste, pasi Sas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54’, autorja e golit të parë në minutën e 34’.

Shkodranet tentuan disa herë të barazonin rezultatin, ku në pjesën e dytë kishin disa raste, por goditjen përfundimtare e morën në minutën e 84’, kur Karlanova shënoi të dytin për Minsk dhe ia dolën të kualifikohen për në raundin 1/16-ve në Ligën e Kampioneve.

FT| VLLAZNIA- MINSK 0-2

Sas 34′, Karlanova 84′