Ardian Mema mendon se merkato e janarit nuk do të zgjidhë shumë gjëra te Partizani nëse nuk bëhet një investim shumë i madh. Duke folur në “Sport News Plus” në “News 24”, Mema u ndal të situata e skuadrave dhe në sfida të veçanta të kësaj jave të Superiores.
“Derbin e shoh një ndeshje që mund të përfundojë barazim dhe mund të ishte në avantazh të dy kampeve. Partizanin e shoh më të avantazhuar, por në momente vështirësie një ekip duhet të marrë qoftë edhe barazim e të mos pësojë humbje.
Një sulmues te Partizani në janar? Them që një lojtar nuk të bën asnjë gjë, grupi po. Por mundet të japë një lloj ndihmese. Për mendimin tim gjërat bëhen në kohën e duhur. Po t’i lësh për janar, po nuk u gjet ai lojtari, qoftë edhe një, çfarë do të bëhet? Mund ta blejë një lojtar që bën 200-300 mijë euro, po t’i kesh ato, merre”, tha Mema.
Ndërkohë, ai u ndal edhe te sfida e Laçit me Tiranën, duke e cilësuar si vendimtare për ecurinë e dy skuadrave në luftën për titull. “Një nga ndeshjet me të rëndësishme që ka Tirana në këtë fazë është kjo ndeshje,
Parashikoj një ndeshje shumë të fortë, parashikoj shumë përballje në mesfushë. Janë dy nga skuadrat më të mira të kampionatit. Ndoshta varet si do të shkojnë gjërat se futbolli është edhe fat. Gjithsesi, ai ekip i cili do të luajë mirë këtë ndeshje e do të triumfojë, ai do të jetë për titull, se janë të dyja në ato nivele”, deklaroi Mema.