Skënderbeu ia doli të fitonte 0-1 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i korçarëve, Migen Memelli. Ai komplimenton djemtë, teksa thotë se është krenar për ta dhe paraqitjen e tyre.

“Partizani ishte ekip super favorit. Ndeshja ishte e përgatitur në mënyrën e tillë që të ishim të vendosur mirë në fushë. Në raport me të gjitha statistikat, ne kemi goditur më shumë në portë. Ajo çka kam thënë këto dytë ditë ndodhi, kujtojmë që dje kam mbyllur ekipin për dy orë.

Intesiteti nuk ka qënë ai i duhuri deri më sot, por ndaj Partizanit dominuam. Po iu them me bindje, kam lojtarë me kualitet dhe potencial të lartë dhe për këtë jam krenar. Në aspektin moral dhe psikologjik, ne e njohim rivalin. Nuk vodhëm asgjë sot. Duhet të shikoni raportet që keni, këtë ia them çdo lojtari.

Më pëlqen loja në grup dhe jo me individ të caktuar. Ne duhet t’i merrnim pikët aty ku duhet. Ndaj Bylisit dhe Kastriotit mund të merrnim diçka. Ju thash lojtarëve që mund të fitoni edhe me ekipe si Partizani. Mjafton të jesh i kujdesshëm në mbrojtje dhe mirë në sulm që të fitosh. Ajo që vlen është 3 pikëshi.

Duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin teknik. Tek ai top i kthyer përfituam dhe bëmë goditjen në portë. Partizani ka një lojë të jashtëzakonshme. Ajo që duhet thënë është se lojtarët ishin rigorozë. Të gjithë e dijnë mirë se disekuilibrat vijnë dhe prishen marrëdhëniet në fushë. 1 orë kam punuar në aspektin pozitiv. Mora raportet e kundërshtarit. Punova te lojtarët në aspektin psikologjik. Hakaj dhe Zguro nuk kanë diferenca. Nëse i vejmë në balancë, nuk ka shumë ndryshime.

Kemi një shans të artë ndaj Laçit. I takova lojtarët e të kuqve sepse ishin të mërzitur. Ata mund ta fitojnë por dhe mund ta humbin kampionatin. Ka ditë të këqija, pasi ata nuk bënë përformancë të mirë. Mund t’i kishin vënë dhe flakën xhaketës time lojtarët e mi, kështu që nuk ka problem”- tha ai./newsport/