Menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi vazhdon te “ngacmoje” dhe “thumboje” gazetarin Gerti Çarçani qe sipas tij, duket qe “nuk e ka shume qejf” Vllaznine.

Pak dite me pare, pikerisht pas fitores 2-1 ndaj Egnatias, Gjyrezi i shkruante Çarçanit ne rrjetet sociale: Ke fillu nderpret edhe transmetimin kur ben gol Vllaznia”. Kjo sepse platforma MCN TV ku punon ai dhe qe ka te drejten ekskluzive te transmetimit te ndeshjeve te “Abissnet Superiore” nuk kishte transmetuar golin e Balajt ne ate ndeshje.

Dhe ngacmimet e Gjyrezit kane vijuar serish edhe pas fitores se fundit te kuqebluve ndaj Dinamos, teksa i shkruante: “Sa here qe flet ti kunder, Vllaznia fiton. Te lutem mos ndalo deri ne fund!”

Nje koment i tille eshte shoqeruar me shume komente, por edhe me reagimin e moderatorit qe ia kthen: “hahahahhahaha golin ta lashe sot ama”. Miqesia mes Gjyrezit dhe Çarçanit sigurisht qe ia lejon shakate dhe humorin njeri- tjetrit, por ne fakt ne Shkoder ka nje ide se moderatori nuk ne shume raste nuk eshte shume dashamires ndaj Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/