Olsi Gocaj është bërë nostalgjik për kohën kur luante te Vllaznia. Ish-lojtari shkodran ka ripostuar një gol me fanelën kuqeblu.
Në sezonin 2018-2019, Gocaj ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës dhe në një ndeshje me Flamurtarin, ai arrinte të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Mbrojtësi 33-vjeçar duket se i ka shkelur syrin ish-ekipit të tij teksa merkato e verës dalëngadalë po afron. Ai aktualisht po kontribuon për vlonjatët në Kategorinë e Dytë duke qenë titullar i padiskutueshëm.
Falë një sezoni fantastik, Gocaj bashkë me lojtarë të tjerë të njohur në elitë, arritën ta ngjisnin në Kategorinë e Parë./newsport/