Zyrtari i VAR-it, Darren England, nuk do të ndajë drejtësinë në asnjë ndeshje të Liverpoolit për pjesën tjetër të sezonit pas përfshirjes së tij në humbjen e tyre ndaj Tottenhamit.

Luis Diazit iu anulua goli gabimisht për pozicion jashtë loje gjatë humbjes 2-1 të Reds në stadiumin Tottenham Hotspur të shtunën e kaluar.

Që atëherë, PGMOL ka lëshuar audion nga dhoma e VAR të dështimit në komunikim, duke kërkuar që të pranohej goli, por loja tashmë kishte filluar.

Jurgen Klopp ka insistuar më pas që ndeshja të riluhet, pasi VAR-i vazhdon të dështojë në momentet e presionit të lartë.

Të martën, u konfirmua se të dy zyrtarët e përfshirë në ‘gabimin njerëzor’, Darren England dhe Dan Cook, ishin hequr për një raund tjetër ndeshjesh.

Megjithatë, që atëherë ka dalë në dritë se England është bllokuar të ndajë drejtësinë në ndonjë ndeshje tjetër për Liverpoolin për pjesën tjetër të sezonit.

Kështu shkruan The Telegraph, të cilët pretendojnë se gabimi i 37-vjeçarit do ta ketë ndikuar edhe financiarisht.

Raportimi bën të ditur se ‘tarifat e tij të ndeshjeve për ndeshjet që ai ka humbur arrijnë në rreth 1,500 euro mbi një pagë bazë prej rreth 150,000 euro’. /Telegrafi/