Vllaznia ne volejboll per femra zhvilloi pasditen e sotme nje ndeshje miqesore ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit malazez Moraça, miqesore qe u mbyll ne shifrat e barabarta 2-2 (seti final me miratimin e te dy ekipeve nuk u luajt).

Edhe ne kete miqesore, ashtu si ne ndeshjen e fundit me Pogradecin, tek Vllaznia disa gjera nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe per kete arsye trajnerja Nora Deda ne prononcimin e saj per mediat u shpreh se duhet punuar shume serish ne lojen mbrojtese.

“Çdo ndeshje miqësore na hyn në punë, pasi na ndihmon në konsolidimin e ekipit. Nxorri në pah disa pika të dobëta që kemi në ekip. Kemi probleme kryesisht në mbrojtje, por e rëndësishme është që të punojmë edhe me sulmin, pasi lojtaret kryesore duhet të mbajnë barrën e lojës dhe ta kurorëzojnë më shpejt sulmin.

Humbja në Pogradec na ka prekur shumë. Duket sikur vajzat shkodrane nuk e gjejnë si duhet veten në fusha jashtë Shkodrës. Ndaj Barletit ishte shpirti i garës që na dha fitoren. Humbjet nuk i diskutoj fare, pasi dihet niveli i këtyre ekipeve-. Skëndërbeu ka vetëm dy vajza korçare në ekip, të tjerat janë të huaja.

Gjithashtu edhe ekipi i Tiranës. Edhe Partizani, skuadër me të cilën do të luajmë të premten. Megjithatë ne në çdo ndeshje futemi të rivalizojmë, të luftojmë për fitore, por duhet të marrim parasysh edhe kualitetin e ekipit kundërshtar kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/