Adriano Galiani gjatë javës së ardhshëm, do të publikojë një libër të shumëpritur për shumë tifozë të Milanit e jo vetëm, autobiografinë e tij.

“Kujtimet e Adriano G.” quhet libri i cili do të publikohet pjesërisht në “La Gazzetta Dello Sport”, duke sjellë histori të pathëna për një nga figurat drejtuese me më shumë ndikim në futbollin italian në 4 dekadat e fundit.

Një prej këtyre historive është zbuluar që sot nga mediat italiane dhe i përket Paolo Maldinit. Ky i fundit u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2009, por me sa duket, ka qenë është një vit i regjistruar si lojtar i kuqezinjve.

“Disa muaj pas tërheqje u mundova t’i ndërroja mendje. I thashë “Paolo, më beso, firmos një kontratë me Milanin për sezonin 2009-2010 për rrogën minimale sindakale, pastaj do të bind unë që të kthehesh në fushë”. Në fund, ia dola që të siguroja firmën. Ai është paguar gjatë vitit me minimumin sindakal të kontratës, por nuk u kthye asnjëherë të luante në fushën e lojës”, ka zbuluar Galiani.