Në Shqipëri janë përmirësuar ndjeshëm terrenet sportive në krahasim me vitet e mëparshme, megjithëse ka ende punë për të bërë për të shkuar atje ku duhet. Por duket se gara e ndezur dhe njëkohësisht arenat më të mira po afrojnë disi tifozët me klubet e tyre, për t’i ndjekur në stadium.

FrontOnline ka publikuar statistikat e ndjekjes së tifozëve në stadiume për Superioren dhe futbollin në Kosovë. Sa i përket futbollit shqiptar është Tirana që kryeson me 7000 tifozë, pas saj vjen Vllaznia me 4330 tifozë dhe më pas Partizani me 1200 tifozë.

Vllaznia deri me tani ka luajtur vetem 3 ndeshje ne stadiumin e saj, ato ndaj Teutes, Dinamos dhe Tiranes dhe mesatarja e tifozeve eshte ne kete kuote, por sigurisht qe mund te ishte edhe me lart, por ne kete mes duket se ka ndikuar çmimi i biletave.

Mesatarja e tifozëve këtë edicion deri tani në Superiore:

Tirana – 7000 tifozë

Vllaznia – 4330 tifozë

Partizani – 1200 tifozë

Skenderbeu – 1170 tifozë

Dinamo – 1050 tifozë

Teuta – 800 tifozë

Kukesi – 650 tifozë

Egantia – 640 tifozë

KF Laçi – 450 tifozë

Kastrioti – 400 tifozë.