Ne vend te pare ne kampionat, por Tirana eliminohet qe ne turin e dyte te Kupes. Ky ka qene verdikti i ndeshjes se kthimit ndaj Dinamos.

Bardheblute arriten te barazojne shifrat 2-0 te ndeshjes se pare, por nuk u treguan te sakte nga pika e bardhe e 11-metershave. Pas ndeshjes trajneri Orges Shehi eshte shprehur:

“Jam krenar për atë që dhanë çunat në fushën e lojës. Kemi ardhur në disavantazh 2-0 dhe e kemi barazuar. Mund edhe të kalonim në avantazh në pjesën e dytë apo edhe gjatë shtesës. I tillë është futbolli. Mendoj që kemi bërë maksimumin.

Kemi përmbysur ndeshjen. E rëndësishme është të dalim para portës, të krijojmë raste, të jemi dominantë. E bëmë këtë sot. Mund të ketë edhe ndonjë gabim të vogël. Penalltitë janë çështje fati.

Të thuash ka diçka për të përmirësuar apo jo më duket e habitshme. Pas një kalvari të gjatë gjuajtjesh njëri do ta humbte. I thashë edhe çunave që ne deri këtu bëmë maksimumin tonë, pastaj është çështje fati. “.