Gazeta “Shkodra Sport” ishte e para media qe e lajmeroi paraditen e sotme divorcin e Abdurrahman Fangajt me ekipin e Vllaznise, nderkohe qe pak minuta me pare, ate e ka zyrtarizuar edhe vete lojtari permes nje mesazhi te shperndare ne rrjetet sociale.

Ne kete mesazh lamtumire, duket se lojtari ka patur per te thene edhe disa gjera te cilet ndonese nuk i thote drejteperdrejte, kuptohen lehtesisht. Ja çfare shkruan ai:

Përshëndetje!

Nga sot nuk do jem më pjesë e KF Vllaznia.

Faleminderit te gjithë atyre që më ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi, njëkohësisht jam i lumtur për sukseset që arritëm së bashku dhe plotësimin e ëndrrës së fëmijërisë që një ditë të kontriboja për qytetin tim. Jo cdo gjë shkoi ashtu siç dëshirova une, pamvarësisht që kisha shumë pengesa për të ecur përpara une jam mësuar që të keqen ta kthej me të mirë.

Dashurinë që kam për ngjyrat kuq e blu nuk do të mundet askush të ma shuaje!

Faleminderit!

Abdurrahman Fangaj

Nga sa eshte bere e ditur, mbrojtesi shkodrani tani pritet te firmose dhe te zyrtarizohet tek nje tjeter skuader e Superliges, pikerisht tek Teuta e Durresit./SHKODRA-SPORT.COM/