Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka postuar me rastin e ditës së fundit të vitit 2023. Xhaferi është treguar optimist për arritjet në një shkrim të gjatë, ndërsa nuk lë pa përmendur se kjo nuk është gjithçka që pret.
Presidenti i klubit shkodran shkon dhe më tej, duke thënë se ambicia e tij qëndron që në të ardhmen Vllaznia të jetë pjesë e rëndësishme e familjes europiane.
Postimi i Alban Xhaferit:
“Të dashur kolegë, bashkëpunëtorë, tifoza, dashamirës dhe miq të botës së futbollit dhe jo vetëm!
E ndersa kemi mberritur ne fundin e vitit 2023, me lejoni te ndaj nje urim zemre me te gjithe profesionistet e fushes se futbollit, koleget, bashkepunetoret, tifozat kudo qe na ndjekin me aq pasion, qytetaret e Shkodres kudo ku ndodhen!
Futbolli ky sport i magjishem qe mbledh te gjithe njerezit anembane pa asnje lloj dallimi e ne menyre te veçante per qytetin tone- Shkodren mbetet dhe ka per te qene gjithmone ushqimi ma i preferum i çdo shkodrani ne çdo tryeze, ne çdo event e ne çdo rast familjar! Prandaj na ne Shkoder kemi shprehjen“Shkodra han buk e futboll”
I msum tashma me degju komente, shkrime, analiza, akuza, me fakte, pa fakte, me objektivitet apo me fantazina te shkodranve qe jetojne ne detin e dashnis per futbollin, kerkoj me shume dashamirsi vemendjen tuj qe me shume sinqeritet t’ju tham nje analize te vitit qe po lame pas:
Gjate vitit 2023, dua te jem i sinqerte dhe nuk mund them se kemi arritur plotesisht pritshmerite tona por ama shume gjera kemi bere mire dhe meritojn vleresimin e duhur.
E ardhmja e futbollit shkodran qe ne fillimin e projektit tim ne menaxhimin e Vllaznise vazhdon te mbetet nje prioritet i vazhdueshem. Me ambicjen time per ta kthyer Akademine Vllaznia ne motorrin e fuqishem te zhvillimit te futbollit ne Shkoder. Ne sherbim te kesaj ambicjeAkademia e Futbollit Vllaznia vazhdoi edhe gjate 2023 me procesin e ristrukturimit duke perfshire element qe kane ambicje per te sjell ndryshimin.
Turnet nderkombetare perseri ishin pjese e axhendes sone te pervitshme ku ekipet U15 dhe U17 moren pjese ne turneun nderkombetare te Sicilise ne Itali ku U17 u shpall fituese e ketij turneu. Po ashtu ekipet e U12 moren pjese ne Turneun e Austrise te zhvilluar ne Vjene.
Si rezultat i punes se palodhur te stafit te Akademise Futbollit Vllaznia ekipi U17 dhe U21 u shpallen kampion kombetare si dhe U17 u shpall edhe fitues i Kupes se Shqiperise.
Po ne sherbim te zhvillimit te te rinjve dhe krijimit te hapsirave te nevojshme per te luajtur sportin e futbollit arritem te nenshkruajm marreveshjen e partneritetit me Klubin e Futbollit te Superliges Turke Antalyaspor ku ka filluar shkembimi ne periudha prove I lojtareve te rinj te klubeve respektive.
Ne fokus te punes sone jane edhe partneritetet lokale ku kemi arritur marreveshje Bashkpunimi me Kryetarin e Bashkise Puke dhe njekohesisht President I KF Terbuni z.Rrok Dodaj per te shkembyer stafe dhe lojtar te cilet do te kontribojne ne promovimin e lojtareve te rinj dhe zhvillimin e futbollit ne rajonin tone!
Per te rritur nje brez te edukuar mire me deshiren dhe pasionin per futbollin gjithmon ne vemendje time kane qene ato qe shkruan historine e Vllaznise, ato te cilet nuk ka nevoj shume per fjale pasi veprat e tyne flasin vete. Viti ri filloi me nderimin me rastin e 80 vjetorit të lindjes te “muzeumit te gjalle” te mjeksise sportive, mjekut të njohur sportiv Zyhdi Çoba, duke vazhduar me pas me ish- sulmuesin Çesk Ndoja, 60-vjetorin e Hysen Zmijanit e për të përfunduar tek nderimi pak ditë më parë i Rauf Çangës! Edhe njeher te gjithe figurave qe kontribunen per zhvillimin e sportit ne Shkoder i uroj shume shendet dhe mbaresi gjate vitit 2024!
Te dashur miq!
Nje prioritet i perhershem ne projektin tim mbetet zhvillimi i infrastuktures. Nje ambicje qe per ta realizuar nuk mjafton vetem vrapimi im drejt objektivit por aktore tjere te nxitur ne menyre te vazhdueshme duhet te ndjekin ritmin tone! Duke konsideru Bashkine Shkoder partnerin lokal ma te rendesishem per here te pare ne Historine e Futbollit ne Shkoder me Kryetarin e Bashkise Shkoder z.Benet Beci nenshkruam Paktin per Zhvillimin e Futbollit ne Shkoder 2023-2027. Tashma kemi nje premtim publik, nje detyrim ndaj Shkodres qe infrastruktura sportive ne Shkoder e nevojshme per zhvillimin e futbollit do te filloj te ndertohet!
Me lejoni ti falenderoj dhe ti uroj Vit te mbare Kryetarit te Bashkise Shkoder z.Benet Beci si dhe Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit dhe njekohesisht ZevendesPresidentit te UEFAsz.Armand Duka te cilet gjeten kohen dhe mundesin ti kushtojne vemendje qasjes sone te perbashket per ndertimin e infrastruktures per zhvillimin e futbollit ne Shkoder.
Kam besimin e plote qe gjate vitit 2024 ndertimi i fushave te futbollit ne Shkoder do te filloje te bahet realitet per ta pritur ne menyre ma dinjitoze ndeshjet e finaleve te Euro-U17 qe do te zhvillohen ne vitin 2025 ne Shkoder.
Bashkeqytetaret e mi!
Si djal i ketij qyteti gjithmone angazhimin tem ne futboll e kam konceptu jo vetem si nje investim per te dal fitues por edhe per ti dhane futbollit nje dimension social. Vemendja jeme nuk mund te shkeputet asnjeher nga dramat njerezore. Termeti qe preku Turqin dhe Sirine sigurisht tronditi dhe zemrat e cdo shkodrani. Humanizmi dhe bujarija jane nje virtyt i cdo shqiptari dhe shkodrani prandaj vendosa te solidarizohemi me viktimat duke transferuar te gjitha te ardhurat e grumbulluara nga ndeshja Vllaznia-Tirana ne Shkoder.
Po ashtu ju bashkuam nismes se 175 klubeve europiane për shitjen e fanellave të kapitenëve dhe të gjitha të ardhurat e mbledhura të shkonin për viktimat e ketij tërmeti.
Shtresave ne nevoje, te moshuarve, femijeve pa perkrahje ja kemi detyrim qe te japim dicka nga vetja qe te gezojne edhe ato prandaj te ardhurat e ndeshjes se fundit te ketij viti Vllaznia-Skenderbeu vendosa ti kaloj teresisht ne sherbim te nevojave te tyre!
Te gjitha shtresave ne nevoje ne qytetin e Shkodres me premtimin qe gjithmone do te jene ne vemendjen time i uroj nje vite te mbare plote shendet dhe lumturi!
Ne funksion te realizimit te objektivave tone Partneritetet lokale dhe ndertimi i maredhenies me bizneset jane gjithmone pjese e axhendes se perditshme, nuk eshte e lehte te bindeshem kompanin ma te madhe te sigurimeve “SIGAL UNIQA” por un dua ti falenderoj qe I besuan projektit tone dhe ti uroj Vit te Mbare 2024 Presidentit te Kompanise mikut tim Avni Ponari dhe stafit tij!
Nderkohe nuk mund te rrij pa permendur edhe kontributin e cmuar te sponsoreve te tjere FUJI FILM, AL INVEST, ABISSNET etj.
Ndonese si pjese e strategjise tone per ofrimin e produkteve sportive funksionon dyqani fizik dhe online:shop.vllaznia.al me duhet tju them qe pritshmerit e mia jane shume ma te medha per te patur nje koncept ma professional ne lidhje me marketingun per te cilin besoj qe do te kete vemendje te shtuar gjate vitit te ardhshem 2024, si dhe ndertimi I muzeut Vllaznia!
Me lejoni tu them se ambicje jeme e vazhdueshme asht qe Vllaznia te bahet pjese e randesishme e familjes Evropiane, ne Nentor te ketij viti si pjese e ambicjes sone per tu integruar ne famijen evropiane te futbollit Klubi I Futbollit Vllaznia pranohet, si i pari klub shqiptar ne Rrjetin Evropian per Zhvillimin e Futbollit. Po ashtu vit mbas vitit si pjese e rrjetit te Klubeve Evropiane te Futbollit (ECA) Vllaznia po merr gjithnje ma teper hapsire e un tashma si perfaqesues i saj kisha privilegjin qe te votoj per organet drejtuese te saj.Gjate ketij eventi pata mundesine te takoj figura te njohura te futbollit boteror si Presidentin e FIFAs Gianni Infantino Presidentin e Paris ST.German Nasser Al-Khelaifi te cileve i kam prezantuar ambicjen tone per Vllaznine e madhe duke i ftuar respektivisht te vizitojne qytetin tone!
Se fundi, por jo e fundit nga randesia, rezultatet e Vllaznis, ndonese siguruam per te tretin vit rradhazi pjesmarjen ne Kupat e Evropes nuk ishin ne pritshmerit tona. Po ashtu fillimi i ketij sezoni me luhatje te shumta sigurisht krijuan jo pak shqetsim jo vetem per mua por per te gjithe opinionin sportdashes!
Ndeshjet e fundit te vitit qe po mbyllet, me lojra te bukura dhe rezultate na rikthyen edhe njeher optimizmin per te synuar deri ne fund trofet e sezonit per te cilin nje qytet i tere enderron!
Nje pershendetje shume e vecante shkon dhe per ekipin tone te femrave të Vllaznisë që nën drejtimin e presidentit te suksesshem Lazer Matija këtë vit festuam titullin e 10-të kampion rradhazi dhe njëkohësisht edhe Kupën e 10-të të Shqipërisë. Arritje këto historike, jo vetëm për këtë ekip, por edhe për Shkodrën e Shqipërinë.
Prandaj me lejoni qe frymen optimiste te rezultateve te ketij fundviti ta mbyll duke Ju uruar që së bashku në 2024-shin përmes futbollit të përjetojmë emocione dhe arritje edhe me të mëdha! Ju uroj te gjithe shkodraneve, tifozerise se zjarrte kuq e blu dhe te gjithe shqiptareve kudo ku ndodhen shendet, harmoni ne familjet tuaja, prosperitet dhe mbaresi në 2024-shin. Zoti ju shtofte te mirat dhe begatite!
Alban Xhaferi
Mbaresi 2024
President – KF Vllaznia”, shkruan Alban Xhaferi në postimin e tij.