Dinamo është shumë larg pritshëmrive të fillim sezonit. Blutë aktualisht mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 12 pikë pas 12 javësh.

Pas largimit të Luigi Di Biagios skuadra ka rë në duart e Dritan Mehmetit, me këtë të fundit që ka marrë përsipër të rikthejë rezultatet pozitive. Blutë që tani kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e janarit, ku dëshirojnë të përforcohen me element cilësorë.

Mesfusha është reparti ku do të fokusohen më shumë drejtuesit, pasi kërkojnë lojtarë me eksperiencë dhe talent për të manovruar gjithë 90-të minutat. Momentalisht nuk ka emra konkret, por mesi i fushës do të jetë nga të parët reparte që do të përforcohet.

Gjithashtu drejtuesit kërkojnëe që të afrojnë në skuadër lojtarë shqiptarë, pasi aktualisht pjesë e “BVluve” janë plot 7 të huaj. Gjithashtu futbollistët që e njohin futbollin shqiptarë e kanë më të lehtë edhe përshtatjen me skuadrën. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merakton e dimrit dhe cilët do të jenë lojtarët që do të bëhen pjesë e “Nëndetëses”.