Gazetarja me përvojë e sportit në Kosovë, Qendresa Krelani ka reaguar sërish me një postim të gjatë rreth pretendimeve të Edon Zhegrovës ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Zhegrova pretendoi se nga Përfaqësuesja e Kosovës i kanë “mbyllur derën” për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, shkruan lajmi.net.

Qeqa në fillim të postimit të saj të gjatë, ka ironizuar me Zhegrovën, duke shkruar se ai në Zvicër dëshiroi të luante, për shkak se sipas saj, atje do ta shihnin e gjithë diaspora.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Me Andoren edhe Izraelin nuk po m’lejon klubi, keshtuqe le t’lujn kta lojtaret e Superliges sepse jane ndeshje pa objektiv. Ama me Zvicren po m’lejon klubi, keshtuqe e du ftesen edhe mundesisht titullar se aty kallet loja, kallet atmosfera, e kqyr krejt diaspora. A PO KUPTON!

Ish trajnerat e kombetareve angleze kane qene n’hall prej BABES se futbollit, Sir Alex Ferguson sepse BABA i telefononte duke kerku qe mos me ia ftu lojtaret per ndeshjet miqesore, nga frika prej lendimeve. Fergusoni ka qene paranoidi me i madhe ne bote kur ishin ne pytje grumbullimet per Angline. Ish trajneri i Anglise Sven-Göran Eriksson tregon ne librin biografik sesi Ferguson e telefonon duke e kercenu qe mos t’ia ftoj Rooneyn. Rezultati? Rooney nuk i bindet Fergusonit. As per ndeshje miqesore.

Pra kur keta lojtar nuk iu kan bind BABES se futbollit dhe trajnerit te tyre, kush ke Presidenti i Napolit dhe Lille qe me iu bind kaq lehte juve qe mos me ardhe per Kosoven.

Me bo me iu ndi Goran Pandev kete arsyetimin qe klubi nuk po me lejon me lujt per kombetaren, vdes tu qesh. Vdes tu qesh me juve. Pandevi i cili ne kulmin e pandemis nuk ia ka vete letrat Italise…kur skuadra e Genoas nuk ka leju asnje lojtar me lujt per kombetare per shkak te masave strikte, ky zotnia i ka thy rregullat e klubit ne rrezikun me te madhe te pandemis, i ka hyp aeroplanit privat edhe direkt prej aeroportit ka hy me lujt ne stadium per ndeshjen Maqedoni vs Kosove. A PO KUPTON qysh duhet shteti!

Gjimshiti ka lujt per kualifikimet e kampionatit Europian 2016. Duka e ka lon jashte listes se Europianit. Gjimshiti kurr nuk ka dale me deklarate kunder dikujt. Ka prit me koken ulur rastin e fteses se dyte. Sot ai do te luaje ne Euro 2024.

Pse nuk i that Lilles edhe Napolit PO DU ME SHKU ME LUJT PER ANDOREN, IZRAELIN njejte qysh po insiston per me lujt kunder ZVICRES. Pse qenka loja kunder Zvicres me e rendesishme sesa kunder Andores dhe Izraelit!? Pse ndeshjet e Napolit dhe Lille qenkan me te rendesishme sesa ndeshjet e kombit? Sepse ne Zvicer po du me shku se aty kallet neja, kallet atmosfera A PO KUPTON!

Nuk ka klub ne bote qe e ka vulen e fundit per me vendos a DON apo nuk DON ti me lujt per kombetaren. Te vetmen te drejte qe ka klubi eshte me te thon JO. Por mbasi te thot klubi JO, rregullat dhe ligji i UEFA-s ty ta jep te drejten dhe fuqine ligjore qe mi ble bileten, mi hyp avionit edhe me ardhe me i sherby vendit tend. Dmth ne fund je TI qe vendos a DON apo NUK DON. Cdo arsytim tjeter eshte genjeshter. Cdo arsyetim tjeter eshte ose bashkepunim ne mes teje dhe klubit ose klubi me ia pagu denimin qe nuk po e leshon lojtarin.

Pse s’keni dal me reagime publike per keta drejtora derisa i merrshit ftesat per me lujt? Pse nuk e ngritshit zanin per keta drejtora qe me vite iu kan bo padrejte dhjetera bashkelojtareve te juj. Pse duhesh me reagu veç kur ty ta bojn padrejte ndersa shume bashkelojtar qe e kan meritu me qene ne fushe me ty i shikojshin ndeshjet prej TV?

Pse keni hesht dhe nuk keni dal me reagime publike kur ju si futbollist bashke me mu keni qene deshmitare sesi dhjetera talenta te Kosoves kan vujt, kan rene ne depresion prej ketyre padrejtesive?! Pse nuk bojshit reagime ne instagram per mi ekspozu padrejtesine me te madhe ne histori te futbollit kosovar qe quhet Mirlind Daku?!. Pse nuk iu interesojke juve si bashkelojtar qe ai ne vend se te jete ne fushe me ju, u deshke me i pa shoket e tij prej televizionit!

A e dini pse keni hesht? Sepse atehere ishit te perkedhelurit e FFK-s, sepse keni ardhe e keni shku kur keni desht, keni vendos edhe ne cilen pjese te lojes me lujt, keni vendos edhe sa minuta me lujt, sepse ne daten e stervitjeve jeni martu ose i keni bo djemt synet. Ne daten e grumbullimit nuk i keni prish pushimet verore. Jeni sjelle sikur faraona!

Silvinjo shkoj ne Europian pa gjigandin Broja. Franca e fitoj boterorin pa gjigandin Benzema e ju po mendoni qe Kosova nuk mundet pa ju? Po luhet futbolli pa Pelen e pa Maradonen e s’po lun Kosova pa juve?

Ju keni qene te perkedhelurit e federates. Nuk ka me perkedhelje. Nuk ka mo me ta fitu shoku luften e ti me u ule ne karriken e mbretit. Nuk ka mo ti me ardhe me i kqyr lojtart e superliges sikur gjynaha me vetullen nalt. Nuk ka mo qysh thojshit “argatat” e superliges me i fitu ndeshjet sepse juve po iu duken ndeshje te pa rendesishme edhe tani ne lojt e rendesishme me ardhe si bossa e ata me iu shiku prej tribunave.

Urgjent urgjent duhet reforma dhe pastrim i thelle duke filluar nga struktura brenda FFK-s e deri tek lojtaret qe deri sot perfaqesuesen e kan trajtu sikur lojna park.

Ky popull i sakrifices nuk e ka meritu nje shfaqje si kjo.

Fanella e Kosoves eshte nder dhe privilegj. Per kete fanelle jane vra e jane zhduk njerez ndersa ju i zgjedhni cilat ndeshje me i lujt.

Ju uroj shikim te kendshem nga televizioni per ndeshjet Zvicer vs Kosove dhe Kosove vs Bjellorusi./Lajmi.net/