Xhakomo Raspadori ishte, por përkrah Kiezës konfirmohet edhe më i fortë sesa cilësitë që ka, duke qenë se së bashku ofrojnë shpejtësi dhe saktësi, siç treguam me golat decizivë, në momentet më të vështira të ndeshjes.
“Ndeshja jonë ishte fantastike, me përjashtim të një 20 minutëshi të çmendur, në të cilin pësuam 2 gola që sigurisht mund të shmangeshim.
Por fakti që pas humbjes së penalltisë së Zhorzhinjos reaguam me dy gola të Kiezës dhe gjithashtu me dy gola të tjerë pas 3-2, tregon forcën dhe dëshirën tonë për të shkuar në Europian.
Tani na mbetet vetëm që të kompletojmë veprën të hënën, në Leverkusen ndaj Ukrainës dhe jemi të bindur që nuk do të dështojmë, por do të presim biletën për në Europian”, tha sulmuesi i Napolit.