Mesfushorit nga Kopliku Enis Çokaj nuk i ka ecur aspak mbare tek Panathinaikos ne Greqi dhe si rrjedhoje ka vendosur te rikthehet serish per te luajtur ne Kroaci, kampionat ne te cilin ndjehet mire sepse ka luajtur edhe me perpara aty.

Diten e djeshme ai eshte prezantuar tek ekipi i Osijek. Ky i fundit ka arritur nje marreveshje me Panathinaikos per huazimin e lojtarit deri ne fund te sezonit dhe me pas mund te bisedohet per blerjen e kartonit te tij.

“Sigurisht qe jam i kenaqur me kete levizje dhe qe jam ketu. Doja te vija me heret, por po presim qe gjithçka te mbyllet ashtu si duhet. Mezi po pres te luaj ndeshjen e pare me fanellen e Osijek. Falenderoj njerezit ne klub per pritjen shume te ngrohte qe me bene.

Osijek eshte nder klubet me te medha ne Kroaci dhe nuk jam menduar dy here kur u shfaq kjo oferte, te cilen e pranova shpejt. Me vjen mire qe me kerkuan dhe ishin kembengules deri ne fund qe gjithçka te perfundonte ne kete menyre.

E njoh mire kampionatin kroat sepse kam luajtur me Lokomotiven ketu, por tashme dua te luaj shume me gjate me Osijek dhe shpresoj qe te ndodhe keshtu”- eshte shprehur Enis Çokaj pas prezantimit tek skuadra e tij e re.
Gjergj KOLA