Erik Durm, kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014 ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 31-vjeçare.

Ish-lojtari i Eintracht Frankfurt, Huddersfield dhe Borussia Dortmund, ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Kaiserslautern në Bundesliga 2.

Në vitin 2014, Durm luajti 7 ndeshje dhe më pas nuk u grumbullua kurrë, por ishte pjesë e përfaqësueses në Brazil 2014, ndërsa me Dortmund fitoi Kupën e Gjermanisë dhe dy herë Superkupën, teksa me Frankfurt fitoi Europa League-n.