Lionel Mesi i ka dhënë fund aven turës së tij në Barcelonë për të nisur një “jetë të re” në Paris. Ai ka firmosur për dy sezone për Paris SGnë, ku ndihet mjaft mirë.

Ndonëse nuk kanë munguar zërat e parë se ai nuk ka gjetur ambientin e duhur në Francë, vetë “Pleshti” ka hedhur poshtë gjithçka, duke saktësuar se nuk ka gabuar asgjë në vendimin e tij për të firmosur me PSG-në.

Këtë gjë ai e ka bërë gjatë një interviste të dhënë për revistën “France Football” që pritet të publikohet e plotë të shtunën në Francë.

Megjithatë, mediat kanë arritur të shkëpusin diçka nga intervista e argjentinasit, ku thelbi ka qenë përshtatja e tij me klubin e ri dhe jetën në kryeqytetin francez.

Nëse dikush kishte ndonjë dyshim në lidhje me gjendjen e Mesit te PSG-ja përgjigjja ka ardhur nga vetë ylli argjentinas. “Nuk kam gabuar asgjë në zgjedhjen time. Jam i kënaqur me vendimin tim. Nuk jam penduar që kam firmosur në Paris”, ka deklaruar Leo Mesi.

Kjo është dhe intervista e tij e parë që nga transferimi nga Barcelona për te PSG-ja. Kujtojmë se në Paris ai ka gjetur miq të rinj e të vjetër, mes të cilëve Nejmar e Di Maria, por edhe një ish-rival të ashpër si Serxhio Ramos.