Zyrtarisht kemi hyrë në merkaton e janarit, me dhjetë skuadrat e Superligës që kanë vendosur piketat e duhura për të përforcuar grupet përkatëse.

Kështu, Vllaznia e trajnerit Mirsad Jonuz kërkon të paktën katër përforcime për të përmbushur objektivat sezonalë.

Mbyllja e 2019 solli një lajm të mirë në Shkodër, me Bashkinë e qytetit verior që miratoi fondin prej 440 milion lekësh të vjetër për futbollin.

Shkodranët morën edhe një dhuratë në vigjilje të 2020. Braziliani Hygor pritet të bashkohet me ekipin shumë shpejt, duke marrë ngarkesën e nevojshme fizike. Vllaznia do e vijojë mini fazën përgatitore në Ohër, aty ku pritet që të afrohen edhe blerjet e reja.

Kujtojmë se mesfushori Hygor, prej më shumë se 1 muaji e gjysmë u larguar me leje nga klubi drejt vendlindjes në Brazil, duke qëndruar pranë nënës së sëmurë, që fatkeqësisht ndërroi jetë përpara dy javësh. Data 15 pritet t’a gjejë mesfushorin në stërvitje, me Vllazninë që ka bërë kështu “blerjen” e parë të merkatos./newsport/