Leo Messi është i vendosur duke kërkuar largimin nga Barcelona.

Gjatë këtyre ditëve drejtues të Manchester Cityt i kanë bërë llogaritë për transferimin e Lionel Messit dhe vetëm rroga e futbollistit për 5 vite, shtuar edhe një premio të majme, shkon 750 milionë euro bashkë me taksat.


Sipas Cityt, Mesi do të qëndronte 3 vite në Angli dhe 2 të tjera në Amerikë dhe rroga e tij do të ishte 100 milionë euro bruto. Në momentin që do të shkonte në SHBA, do të merrte 250 milionë euro premio, lëvizje që do të ishte për të shmangur rregullat e “Fair Play”-t.

Mirëpo këto shifra kanë trembur Cityn dhe drejtuesit kanë vendosur që deri këtu mund të shkojnë. Nuk kanë ndërmend që të blejnë kartonin e tij nga Barcelona për 100 milionë euro ose më shumë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se trajneri Pep Guardiola ka biseduar me 6 herë fituesi e Topit të Artë dhe i ka treguar vështirësitë ekonomike që ekzistojnë në këtë transferim madhështor dhe i ka këshilluar që më e mira për të është qëndrimi te Barcelona.