Mbrojtesi Mevlan Adili erdhi te Vllaznia ne janar te ketij viti, fillimisht me idene per te qendruar nje vit dhe prandaj firmosi kontrate te tille.

Por gjate ketij muaji ai ka rinovuar edhe per dy sezone te tjera me kuqeblute sepse ndjehet mire ne Shkoder, qytet ku ka gjetur nje mikepritje dhe mbeshtetje te madhe. Po ashtu, ka gjetur edhe mbeshtetjen edhe te drejtuesve dhe kjo e ka bere te ndihet i vleresuar.

Nderkohe mbrojtesi nga Shkupi permes nje postimi te bere sot ne rrjetet sociale ka bere te ditur dhe arsyen qe e ka çuar ate ne divorcin me skuadren e qytetit te tij te lindjes, FC Shkupin. Ai ka akuzuar drejtuesit qe kane ardhur ne krye te klubit

“Largimin tim nga FC Shkupi e bera ne heshtje vetem e vetem per nje arsyje sepse eshte ekipi I femijerise dhe ekipi I zemres time.

Charlie chaplini nga stanbolli I famshem me ndihmen e argateve (hienat) e tij nga Shkupi, ja kane arit qellimin, e kane bere FC Shkupin mision te paaritshem per akademine dhe cdo shkupjan, kurse per te huajt dhe lojtaret e tyre autoshkolle.

Kjo s’eshte e para dhe e fundit, te gjithe ato qe nuk u permban regullave te charlie chaplinit
nuk jan me pjes e Shkupit. Respekte per te gjithe ato trajnere, futbolliste qe si pranuan urdherat e tyre dhe shikoni analizoni cdo trajner qe u largu, ka arrite sukses me klubin e tij, cdo futbollist esht I sukseshem ne klubin e tij.

Sidoqoft ato qe behen te rendesishem ne klub, qe rrahin gjoksin, ato qe marrin mirenjohje dhe shiten milionera ,duhet te ju kerkojn falje gjithe shkupjaneve dhe te largohen menjehere qe Shkupi mos te behet si FC Celik Zenica”- shkruan i revoltuar mbrojtesi aktual i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/