Një tjetër futbollist me mbiemrin Hysaj pritet t’i bashkohet Napolit. Bëhet fjalë për Daniel Hysajn, 16-vjeçarin, i cili është kushëriri i kapitenit të Kombëtares shqiptare.

Sipas “iamnaples.it”, talenti shqiptar është shumë pranë akordit me të kaltërit, teksa do t’i bashkohet ekipit të 17-vjeçarëve.

Daniel Hysaj aktualisht është pjesë e moshave të Barit, teksa pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.

Kujtojmë që klubi i Barit dhe ai i Napolit, i përkasin familjes De Laurentis dhe kjo e bën më të mundshme kalimin e të shqiptarit te klubi i Serisë A.

Ne kete menyre me shume mundesi tek napolitanet tani mund te kemi edhe nje tjeter futbollist shkodran dhe kjo do te ishte dicka shume e bukur.