HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMezani drejt largimit, Laçi të dielën ndaj Vllaznisë me trajner të ri

Mezani drejt largimit, Laçi të dielën ndaj Vllaznisë me trajner të ri

Trajneri Gentian Mezani, pritet të largohet nga drejtimi i Laçit. Kurbinasit vuajnë prej kohësh një krizë rezultatesh dhe është përmendur shpesh largimi i trajnerit.

Humbja 0-3 ndaj Egnatias dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, duket se do të sjellë edhe largimin e Mezanit. Ky i fundit, deklaroi pas ndeshjes se skuadra ka nevojë për ndryshim, duke lënë të nënkuptohet se ka menduar largimin.

Orët e ardhshme, pritet të jenë vendimtare, ku do të merret një vendim final. E sigurte duket se te dielen ne ndeshjen ndaj Vllaznise, skuadra kurbinase te kete nje trajner te ri ne pankine.

Emri me i perfolur i diteve te fundit eshte ai i Nevil Dedes, por gjithsesi kjo mbetet per t’u pare. Laçi tashme eshte larguar nga kupa dhe po ashtu edhe ne kampionat rrezikon shume prandaj dhe i duhet te levize guret sa te mos jete vone.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments