Micheael Ngoo është pranë rikthimit në Superligë. Newsport.al mëson se sulmuesi anglez ka gjetur gjuhën e përbashkët me Kastriotin dhe parimisht palët janë dakord që 29 vjeçari të bashkohet me krutanët.

Ish-sulmuesi i Tiranës u dëmtua sezonin e shkuar me bardheblutë, duke mos luajtur për më shumë se 4 muaj në elitën tonë. Tanimë kanë mbetur detajet e fundit, që do bënin Ngoo të firmoste kontratën.

Kujtojmë se Ngoo është produkt i moshave të Liverpool, teksa ka luajtur me skuadra si Kilmarnoch, Bromley apo Oldham. I njohur në Shqipëri për aktivizimin te Tirana, me bardheblutë Ngoo në dy sezone fitoi 2 tituj kampion, para se të dilte lojtar i lirë në treg.

Nse anglezi do te rikthehej ne formen e tij me te mire padyshim qe do t’i bente shume pune skuadres krutane, por kjo mbetet per t’u pare sepse u bene disa kohe qe ai nuk luan.