Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim sot me përfaqësues të ekipit tonë Kombëtar të Boksit, të cilët kanë triumfuar me medalje ari dhe argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci javën e kaluar.

Kushi nënvizon se sportistët tanë vijojnë sërish të na bëjnë krenarë me rezultate të larta në garat ndërkombëtare duke dëshmuar se janë ambasadorë të shkëlqyer në përfaqësimin e Shqipërisë nëpër botë.

Boksierët shqiptarë kanë shkëlqyer sërish me dy medalje ari dhe tre argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci.

Boksieret Nurja e Beqiri moren medalje te arta ne Ballkanik, nderkohe qe Krenar e Rexhildo Zeneli si dhe Indrit Laçi moren medalje te argjendta.