E enjtja e 6 majit 2021 do të mbetet e veçantë për KF Murlani. Me dopietën e kapitenit Vildan Kaçubela dhe tripletën e Ari Djepaxhisë, Murlani fiton me rezultatin 5-2 ndaj një rivali direkt si KF Spartaku.
Fitore kjo që i ka siguruar murlanasve një javë përpara përfundimit të kampionatit ngjitjen një kategori më lart, në të dytën, aty ku e kishte objektivin që në hapje të sezonit. Në javën e fundit u mundën 0-3 nga osumi, por ngjitja është siguruar tashmë.
Meritë e trajnerit Xhahysa dhe vëllezërve Rraboshta që kanë nisur punën edhe për Akademinë me emra specialistësh të njohur dhe ish-lojtarë të spikatur te Vllaznia dhe jo vetëm.
Ashtu sikurse tashmë kanë një qëllim, që të ndërtojnë një ekip dinjitoz dhe me pretendime për në Kategorinë e Parë, dhe ëndërra e madh është…Superiorja…!/Vipsport/