-Nisur edhe nga temperaturat dhe koha e thatë, lojtarët e të dyja skuadrave para ndeshjes, diskutonin mbi terrenin dhe këpucët që do të mbanin veshur.

– Masat të rrepta nga zyrtarët e FSHF-së para ndeshjes, ku u verifikua edhe protokolli i vendosjes së personave në tribunën VIP sa i përket numrit. Rreth 15 dashamirësish shkodranë nuk munguan në tribunën e stadiumit “Adush Muça”, ku në disa raste ata krijuan atmosferë sikur ndeshja po luhej në Shkodër.

-Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e pa ndeshjen në tribunën VIP përkrah drejtuesve të Bylisit, ndërsa sponsori Alban Xhaferi e ka ndjekur takimin me dashamirësit kuqeblu.

-Pak para ndeshjes, presidenti Kapllanaj dhe Dovedan kanë biseduar së bashku duke ndjekur edhe nxehmjen e skuadrës së tyre.

-Rreth minutës së dytë, delegati i ndeshjes Besnik Çela ka dal nga vendi ku rrinte dhe ka hedhur një sy nga tribuna duke verifikuar se gjithçka ka qenë në rregull.

– Bekim Kuli jep udhëzimet nga pankina ballshiote, ndërsa te shkodranët këtë mision e kryenin treshja Djarmati-Plori- Brdariç.

-Minuta 23, pas një faulli të Antonit ndaj Shehit, Brdariç nuk përmbahet dhe u kërkon llogari gjyqtarit Barjamaj dhe të katërtit Alla: “Është e treta herë ndaj lojtarit tim!”

-Adili ndëshkohet me karton të verdhë dhe plotëson numrin katër, kështu që do të mungojë në ndeshjen e radhës me krutanët.

-Festë në fund te shkodranët, në pankinë dhe në dhomat e zhveshjes, por edhe me tifozët e tyre që kanë pritur skuadrën e më pas në autokolonë kanë lënë Ballshin për t’u nisur drejt Shkodrës.

Ndërsa te Bylisi ka pllakosur “zia” pas ndeshjes, ku trajneri dhe presidenti kanë biseduar gjatë në fushë, por edhe lojtarët kanë qëndruar disa minuta në pankinë pa hyrë në dhomën e zhveshjes.

Trajneri nuk ka pranuar të flasë pas ndeshjes, gjë të cilën ai e ka justifikuar me zhgënjimin që solli humbja në shtëpi, pasi ky takim ishte menduar si shpresa e fundit.