Skënderbeu ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë në ditën e sotme, duke e mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Laçit.

I ftuar në emisionin “Fair-Play” që transmetohet në “News 24”, ishte presidenti i klubit të Skënderbeut, Ardian Takaj.

Ai ka shpërthyer ndaj gazetarit Xhevdet Zekaj, duke i thënë se arritjet e Skënderbeut janë të pakrahasueshme, pasi nuk mund të qëndrohet gjithmonë duke përmendur golin e Vasil Rucit.

“Objektivat e Laçit dhe Skënderbeut ishin të realizuara. Interesat janë kryesisht ekonomike dhe këtë e dinin të gjithë.

Tifozët janë të ndjeshëm dhe e kuptuan rëndësinë e kësaj Kupe. Nëse ne do e dëshironim Kupën dhe të ishte objektivi jonë i vetëm, atëherë tifozët do të ishin duke na mbështetur.

Shqiptarët nuk janë të viteve 90, pasi kanë dalë kudo në Europë. Disa prej tyre zgjedhin ta ndjekin edhe nga televizioni, duke pasur komoditetin në shtëpi. Futbolli pasqyrohet si i zi, por unë nuk kam parë asnjëherë këtë sukses që ka arritur Skënderbeu.

Nuk duhet të mbahemi te goli i Vasil Ruçit në Europë që e ka bërë përpara shumë viteve. Nëse dëshironi kështu, atëherë le të rikthehemi e ta shohim atë gol. Këtë lloj futbolli ju nuk e keni parë kurrë.

Një futboll i rregullt nuk ekziston që të jetë Fair-Play çdo gjë. Po të ishte futboll shqiptar ndeshja finale e “Championsit” dje, do të thuhej e shiti portieri.

Shembulli real ishte kur portieri kërkonte falje dhe gjithë stadiumi e duartrokiste”, ka thënë Takaj.

Për parashikimet e Xhelal Mziut

“Ai është parashikues i fortë, edhe ndeshjen me Partizanin e parashikoi. Ka fallxhorë që hedhin fall, ka kryetarë bashkie…

Ai është një njeri që ka mundësi që t’i gjejë. I gjeti, edhe Partizanin, edhe Skënderbeun. Ka aftësi, janë njerëz që vlerësohen për aftësi”./vipsport/