Të gjithë futbolldashësit po presin përballjen mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos më 19 janar, në Arabinë Saudite.

PSG do të përballet me një ekip me yje nga dy skuadrat kryesore të Arabisë Saudite, Al-Hilal dhe Al-Nassr.

Gjatë kësaj ndeshje miqësore, ylli portugez do të mbajë edhe shiritin e kapitenit të skuadrës së krijuar.

Një sfidë që me siguri do të dhurojë shumë emocione pasi do të përballen dy nga rivalët më të mëdhenj në histori.