Pas shume vuajtjes e ndeshjesh me problem, vjen fitorja per Vllaznia U19. Ajo eshte arritur pasditen e sotme ndaj ekipit te Laçit, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe kuqeblute kane fituar me rezultatin e ngushte 1-0.
Fatin e ketij takimi e ka vendosur goli i futbollistit Ersi Zaganjori ne minuten e 71-te. Megjithate ai ka mjaftuar qe ekipi shkodran te fitoje dhe te marre tre piket me te cilat eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve dhe tashme eshte i pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes.
Ndeshja ka patur jo pak rivalitet megjithate eshte dominuar nga kuqeblute te cilet gjithsesi e kane patur te veshtire te shkojne tek goli dhe si rrjedhoje eshte dashur goli i Zaganjorit qe ata te fitojne./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA U19- LAÇI U19 1-0
Shenues: Zaganjori ’71
VLLAZNIA U19: Lujkaj, Rroku, Selmani, Kapllanaj, Repaj, Muhaj, Brahimi, Zaganjori, Cungu, Kodra, Hagrepi. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Guri, Nika e Halili.