Ne Shkoder me kalimin e oreve emocionet ne pragndeshjen Vllaznia- Tirana shtohen gjithnje e me shume. Nje “klasike” qe pritet me shume interes, edhe per vete pozitat e te dy skuadrave ne tabelen e renditjes.
Interesimi duket i madh per kete ndeshje dhe per ta shtuar edhe me shume ate, ka menduar vete klubi kuqeblu. Permes nje video-mesazhi te shperndare, u ka bere thirrje tifozeve per te qene ne stadium. Dhe kete thirrje e ka bere permes emrave te shquar, duke filluar nga kengetari i mirenjohur Sidrit Bejleri, njekohesisht autori i njeres prej kengeve te Vllaznise.
Per te vazhduar me kompozitorin dhe tifozin embleme te skuadres shkodrane Osman Mula dhe per te perfunduar me nje prej legjendave te Vllaznise, ish- futbollistin e saj, Hysen Zmijani.
Sidrit Bejleri ne kete mesazh thote: “Une keshtu kam qejf me i pa tifozet duke ardh ate dite ne stadium sepse ajo nuk eshte vetem nje ndeshje. Eshte nje spektakel i vertete qe duhet shijuar me patjeter”.
Nga ana tjeter regjisori i mirenjohur dhe tifozi i madh i Vllaznise Osman Mula ne mesazhin e tij thote: “Edhe shpirti me kenaqet dhe buzeqeshja me vjen ne fytyre dhe kete gje e lexojne edhe njerezit qe me pyesin ça ka ndodh Osman? U them, ka fitu Vllaznia”.
Ne kete video-mesazh nuk mund te mungonte nje nga emrat e medhenj te historise se Vllaznise, Hysen Zmijani qe shprehet: “Tifozet e dine qe eshte derbi dhe eshte e padiskutueshme qe ata kane me ardh ne maksimum per kete ndeshje. Une u bej thirrje te vijne sepse eshte kenaqesia e jona dhe pothuasje e gjithe Shqiperise qe do ta shohin kete ndeshje, sepse eshte derbi i gjithmotshem i Shqiperise”./SHKODRA-SPORT.COM/