Kategoria e Parë prodhoi ndeshje mjaft interesante dhe me shumë gola, por dhe me të papritura. Një ndër to ishte dhe barazimi i Erzenit në shtëpi.
Erzeni u ndal në shtëpi nga Vora në një barazim 2-2. Kështu vendasit humbasin terren me kryesuesit e Bylisit. Tomori shkatërroi me rezultatin 4-0 Turbinën. Apolonia rikthehet tek fitorja duke mundur 3-0 Lushnjën.
Ndërsa në ndeshjen tjetër Tërbuni mundi minimalisht 1-0 Pogradecin. Nje gol i shenuar nga futbollisti Lila ne fundin e pjeses se pare, i ka mjaftuar skuadres se drejtuar nga shkodrani Elvin Beqiri per te marre nje tjeter trepikesh te rendesishem per ecurine e saj.
NDESHJET NË KATEGORINË E PARË –
APOLONIA 3-0 LUSHNJA
Zoga 4′, Krasniqi 56′, 73′
TËRBUNI 1-0 POGRADECI
Lila 45′
TOMORI 4-0 TURBINA
Barjamaj 11′, Sharavaolli 56′, 90′, 93′ Oshafi
ERZENI 2-2 VORA
Mehmeti 6′, 90′ Raboshta/ Paja 22′, Tavani 58′