Luka Modric pranoi akuzën për shmangie taksash që Agjencia e Tatimeve në Spanjë i ngriti dhe pagoi 1 milionë euro që të shmangte dënimin me burg. Ai akuzohet se nuk shleu detyrimet ndaj shtetit spanjoll nga përfitimet nga kontratat për të drejtat e imazhit sipas gazetës spanjolle “El Mundo”. Mesfushori i Realit kur u njoh me dy akuzat vendosi që të paguante direkt gjobën dhe që të mos shkonte më tej me çështjen gjyqësore.

Pavarësisht kësaj, Modric deklaroi se ai nuk ka bërë asgjë të parregullt, por vendosi ta paguajë gjobën pasi nuk dëshiron që të rrezikojë me tatimet, ndryshe nga sa po bën shoku i tij i ekipit, Cristiano Ronaldo, i cili është në luftë të hapur dhe po ashtu akuzohet për shmangie të taksave nga shteti spanjoll./eds/