HomeKRYESOREMoment historik, Gjeorgjia mposht Greqinë me penallti dhe kualifikohet për herë të...

Moment historik, Gjeorgjia mposht Greqinë me penallti dhe kualifikohet për herë të parë në Europian

Moment historik për kombëtaren e Gjeorgjisë, që mposhti mbrëmjen e sotme Greqinë me 11-metërsha, duke siguruar kualifikimin në Europian.

Kjo është hera e parë në historinë e kombëtares Gjeorgjiane, që arrin të kualifikohet në një kompeticion kaq madhor. Një festë elektrizuese dhe legjitime shpërtheu në Tbilis, pas kësaj arritje historike. Për sa i përket ndeshjes, koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.

As minutat shtesë nuk prodhuan gola, teksa “ruleta ruse” iu buzëqeshi gjeorgjianëve, që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke triumfuar me shifrat 4-2.

Në Europianin e Gjermanisë, Gjeorgjia do të jetë pjesë e Grupit F së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments