Momentet e lumtura per 19 vjeçarin shkodran Andreas Ndoj vazhdojne. Mesfushori shtatelarte vijon te jete pjese e ekipit te pare te Olimpiakos dhe nderkohe diten e sotme emri i tij ka figuruar te jete ne listen e lojtareve qe trajneri Michel ka grumbulluar per ndeshjen e Europa Lige ndaj ekipit Qarabag.

Kjo gje eshte bere e ditur nga vete klubi i njohur grek permes faqes se tij zyrtare. Por nga ana tjeter, po ne kete faqe sot jane publikuar edhe foto te seances se fundit stervitore ne prag te kesaj ndeshje te rendesishme.

Ne disa prej tyre, shikohet qarte Ndoj duke vrapuar perkrah nje legjende si braziliani Marcelo. Ky i fundit siç eshte bere e ditur, eshte blere kohet e fundit nga Olimpiakos dhe pas nje stervitje individuale per te kapur formen e tij, tashme do te jete pjese e skuadres edhe per ndeshjet europiane.

Per rrjedhoje, Marcelo do te jete i gatshem per trajnerin Michen ne ndeshjen e neserme ndaj Qarabag. Mjafton fakti qe je ne stervitje çdo dite me kete emer te madh te futbollit boteror, mjafton qe je pjese e skuadres ne ndeshjet europiane dhe 19 vjeçari shkodran ndjehet shume i lumtur.

Por ai nuk kenaqet me kaq. Andreas Ndoj po punon fort ne stervitje çdo dite per te pritur momentin e tij. Trajneri i Olimpiakos e vlereson shume dhe jo me kot e ka marre nga ekipi B tek ai A, nderkohe qe tashme shpreson shume qe edhe te debutoje ne fushe me kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/