Shume specialiste moviole i kane dhene te drejte shkodraneve ne pretendimet e tyre per aksionin e golit te barazimit te Teutes ne minuten e 98-te te ndeshjes, por ka edhe prej atyre qe mendojne ndryshe.

Dhe njeri nga to eshte pikerisht Bujar Pregja. Ai madje, gjate movioles se bere ne emisionin “Scaner” ne MCN TV ka nxjerre Teuten te penalizuar nga arbitrimi ne kete ndeshje!!!

Minuta 54-te, eshte rasti i 11-metershit te Vllaznise. Kemi prekje te dukshme te topit me dore nga mbrojtesi i Teutes dhe me te drejte, arbitri pas konsultimit me sistemin VAR ka treguar piken e bardhe. Ka pase ne fakt dyshime per nje pozicion jashte loje te njerit prej lojtareve te Vllaznise ne kete rast, por rezultoi qe pozicioni ishte i rregullt dhe vendimi i arbitrave ka qene ne kete menyre i sakte.

Minuta e 87-te, eshte nje aksion i durrsakeve qe nis nga jashte loje dhe njeri prej lojtare te Teutes nis te pengohet qe nga jashte zone dhe rrezohet brenda saj. Arbitri ka shkuar e ka pare edhe ne VAR dhe ka vendosur te jape faull jashte zone. Une mendoj se ka vepruar gabim sepse pengimi ka qene brenda zone dhe duhej akorduar 11-metersh per Teuten.

Minuta e 98-te, nje aksion i Teutes, por brenda zones se Vllaznise kemi nje shtyrje te dukshme te njerit prej lojtareve te Vllaznise nga nje kundershtar dhe duhej dhene faulle per skuadren shkodrane. Por deklarata e trajnerit Plori se ai moment ndikoi ne rezultat, nuk eshte i vertete sepse topi me pas ka shkuar ne goditje kendi, ka dale nga zona, ka hyre ne zone dhe ka perfunduar ne rrjete.

Minuta e 99-te, eshte aksioni i golit te barazimit. Eshte nje moment shume i veshtire per t’u percaktuar nese ishte apo jo pozicion jashte loje. Une nuk kam pamje te qarte per te thene nese topin e ka prekur numri 15 i Teutes (Kotobelli) apo lojtari i Vllaznise. Une mendoj qe goli i Teutes eshte i rregullt sepse jane lojtare ne pozicion jashte loje dhe nuk marrin pjese ne aksion./SHKODRA-SPORT.COM/