HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoviola Skënderbeu- Vllaznia/ Dy pretendime për 11 metërsh të shkodranëve dhe një...

Moviola Skënderbeu- Vllaznia/ Dy pretendime për 11 metërsh të shkodranëve dhe një gol pozicion jashtë loje i Skënderbeut

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 2-1

Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), I.Tartari (Fier), E.Doda (Tiranë); Ka dy momente të dyshimta për penallti, një gol që duhet të anulohej dhe një i kuq i munguar në Korçë.

14′ Zhunior nis një top për Sidorenkon, që sapo futet në zonë has në rezistencën e Pëllumbit. Sfera ndalet në dorën e mbrojtësit të Skënderbeut dhe duhet të jepej penallti.

54′ Marku fton Sidorenkon dhe ky i fundit shmang Marën, por ndërhyn Elezi që zgjidh gjithçka. E megjithatë, shkodranët pretendojnë se topi është marrë me dorë nga ana e Elezit. Moment i dyshimtë, pasi pamjet janë të kufizuara.

61′ Hygor godet me taka të ngritura ne gjoks Elezin. Arbitri i jep vetëm të verdhë. Një rast në limitin e të kuqit.

74′ Elezi bën faull taktik ndaj Zhuniorit, Meta ia fal kartonin. Nëse e ndëshkonte, merrte të verdhin e dytë dhe automatikisht me të kuq.

90′ Pusi shënon pas asistit të Mensah, por nga pamjet filmike duket që shkodrani është në pozicion jashtë loje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments