Takimi mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në përgjithësi shkoi pa probleme, ndonëse rastet për moviolë nuk munguan me shkodranët që pretendojnë.

Së pari pretendohet se te aksioni i golit Berisha e ka kontrolluar topin jashtë vijës anësore, por pamjet nuk janë të qarta për të vërtetuar këtë gjë.

Në minutën e 14-të miqtë pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Berisha, por përsëritja e pamjeve i jep të drejtë gjyqtarit.

Penalltia që u dha për Vllazninë ishte, pasi Da Silva rrëzohet pas kontaktit në zonë me Zhan Viktor. Raste te tjera te diskutueshme ne kete takim nuk ka patur.