Roma po i afrohet një pjese vendimtare të sezonit ku çdo ndeshje ka peshën e saj të rëndësishme, në kampionat apo edhe në Ligën e Europës. Por skuadra italiane po përballet me munegsa të shumta si pasojë e dëmtimeve dhe ata që po riaftësohen, nuk janë ende në maksimumin e tyre për të përballuar të gjitha sfidat. Kjo mund të shtyjë trajnerin Fonseka që të vendosë të sakrifikojë për disa ndeshje mbrojtësin Marash Kumbulla.

Ky i fundit është pushim prej një jave, për shkak të një problemi muskulor dhe në klub nuk dinë ende nëse duhet ta hedhin në fushën e lojës në këtë mesjavë për ndeshjen e kthimit ndaj Bragës në Ligën e Europës, apo jo. Kumbulla është riaftësuar nga dëmtimi, por nuk është në 100% ndaj trajneri Foinseka po mendon që ta lërë përsëri pushim, edhe pse ekipi humbet shumë siguri në prapavijë, pasi po mendon për Serinë A.

Në fundjavë skuadra ndeshet me Milanin, një kindërshtar direkt potencial për një vend në Ligën e Kampioneve në kampionat. Si rrjedhojë, klubi preferon që Kumbulla të jetë në formë maksimale për këtë duel, e kështu, nuk pritet që të luajë ndaj portugezëve, sidomos duke parë edhe faktin se ekipi ka fituar ndeshjen e parë ndaj tyre. Situata mudn të përsëritet me “racionalizimin” e aktivizimit të tij derisa të jetë përsëri në gjendje për të përballuar çdo ndeshje. /vipsport/