“Ky kampionat ka treguar që diferenca mes ekipeve është zogëluar shumë. Nuk ka një ekip që dominon ekipin tjetër, siç ka ndodhur në vitet e kaluara”. I pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Shkëlqim Muça ka analizuar javën e katërt të “Abissnet Superiore”.
Ai eshte ndalur edhe tek ndeshja e luajtur pasditen se shtunes ne Rrogozhine ne mes Egnatias vendase dhe Vllaznise. Ne analizen e tij, specialisti i njohur ka leshuar jo pak kritika per Vllaznine te cilen e quan skuader te lehte kur luan jashte Shkodre.
“Fitorja e Egnatias me Vllazninë – “E thashë edhe në fillim, nuk ka skuadra që mund të dominojnë, nuk ka diferenca. Vllaznia ka treguar oshilacione edhe përpara Egnatias. Sigurisht që mori pikë me Kukësin apo Tiranën, por duhet të nxjerrësh mësime. Nuk mund të shkosh në Rrogozhinë me të njëjtën formë.
Egnatia e mundi me lojë dhe me karakter, e mundi me të gjitha. Vllaznia është një skuadër e lehtë kur luan jashtë Shkodrës, e mund kollaj. I vetmi që e karikonte skuadrën në këto vitet e fundit mendoj se ishte Brdariç”- eshte shprehur Muça./SHKODRA-SPORT.COM/