HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMungoi sot ndaj Bylisit, ja pse nuk luajti Mehdi Çoba me Vllaznia...

Mungoi sot ndaj Bylisit, ja pse nuk luajti Mehdi Çoba me Vllaznia U21

Vllaznia U21 ka luajtur sot pasditen e rradhes per kampionat ndaj Bylisit dhe me kuqeblute u aktivizuan edhe disa lojtare te rinj te cilet sterviten me ekipin e pare.

Ketu perfshihen Paloka, Smajli, Muliu, Shkoza e Hoxha. Por nga ana tjeter, ajo qe ka bere pershtypje ka qene mungesa e sulmuesit Çoba. Shume prej te pranishmeve kuptohet qe kane pyetur per arsyet e mungeses se tij por nuk kane marre pergjigje.

Ne fakt, sulmuesi 21 vjeçar nuk ka qene i grumbulluar as te dielen ne ndeshjen e ekipit te pare ndaj Teutes dhe e njejta gje edhe sot. Arsyeja ka te beje me nje demtim te tij.

Mesohet se sulmuesi Çoba ka besuar nje terheqje muskulare dhe si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar disa dite pushim. Pikerisht prej ketij demtimi, ai nuk ka luajtur ne dy ndeshjet e fundit dhe me shume siguri, do te mungoje edhe per disa dite te tjera ne stervitje./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments