Vetem pak dite pas largimit nga Vllaznia, Zinedin Muestadanagic gjen menjehere ekip. Por kete here jo ne Superlige, por ne kategorine e dyte kroate. Ai nga sot eshte bere pjese e ekipit HNK Vukovar 1991, me te cilen ka firmosur nje kontrate njevjeçare me te drejte zgjatje edhe per nje vit tjeter.

Por ajo qe te ben pershtypje eshte se ky ekip sivjet ka fituar te drejten per te marre pjese ne kategorine e dyte kroate sepse nje sezon me pare ka qene ne te treten!!! Kuptohet qe nje transferte e tille eshte nje deshtim per kroatin 24 vjeçar qe kishte aftesi te mira por kishte probleme me pergatitjen.

Te Vllaznia ka luajtur ne disa ndeshje si titullar por duke e justifikuar vetem ne kupe veten, ndersa ne kampionat ka lene per te deshiruar, e kjo beri qe ai ne fundin e sezonit te perfundonte ne stol dhe madje te mos preferohej fare nga trajneret.

Ne keto rrethana, duke qene ndoshta i pakenaqur me aktivizimin aq sa duhet, ai ka kerkuar te largohet nga Shkodra dhe drejtuesit e Vllaznise ia kane plotesuar deshiren ngaqe edhe per ta pritshmerite e ketij lojtari nuk kane qene aty ku duhet.

Jo me kot, sot Mustedanagiç ndonese eshte vetem 24 vjeç, firmos ne kategorine e dyte kroate, ndonese me pare ka luajtur perveçse ne Shqiperi, edhe ne Çeki, Sllovaki e Bosnje.